Si ta mësojmë qenin të qëndrojë vetëm në shtëpi

Është shume e natyrshme për qentë që të lidhen me anetaret e familjes apo kafshet tjera, por kjo lidhje mund te bëhet shkatërruese!

Ankthi i ndarjes është një gjendje psiqike në të cilën qeni tregon ankth të tepruar kur është larg njerëzve apo kafshëve me te cilet ka krijuar lidhje. Shenjat e ankthit përfshijnë sjellje destruktive për veten e tij apo gjësendeve në shtëpi, p.sh. bënë nevojën në shtëpi (edhe pse qeni është i trajnuar mos ta bëje brenda nevojën), leh pa nderpre, frustrohet dhe shkaterron pengesat (derën apo cfaredo qe e ndalon atë tëna vijë pas) dhe shqetësohet shume në kohën kur pronari del. Me durim dhe kujdes, ankthi i ndarjes mund të parandalohet, menaxhohet madje edhe zhduket.

Ka disa faktorë që potencialisht ndikojnë në krijimin e ankthit të ndarjes.

Qentë janë shumë të orientuar në jetë rutinore dhe ndryshimet në rutinën e tyre mund të jenë stresuese. Për shembull,në qoftë se qeni juaj është i mësuar me ju që të jeni në shtëpi gjatë ditës dhe përnjëherë ju filloni një punë të re ku ju nuk jeni në shtëpi gjatë asaj kohe atëherë ky ndryshim

mund të shkaktojnë ankth të ndarjes,pasi kjo është një ndryshim në rutinën e tyre të përditshme. Me qentë duhet te kemi kujdes me vemendjen qe i kushtojme sepse nese qeni eshte mesuar te kete vemendje te tepruar edhe atehere kur nuk eshte i qetë ai gabim qe ne e bejme dote ndikoje negativisht kur ne nuk kemi kohe per tu mar me qenin. Gjithashtu nerastet kur sjellim një qen të ri ose kafshe tjeter në shtëpi, ajo shpesh ndikonne sjelljen e qenit sepse vemendjën e ka më të vogël.

Trajtimi i ankthit të ndarjes kërkon durim dhe kujdes nga të gjithë anëtarët e familjes. Një nga hapat e parë është injorimi i vëmendjes qe niset nga qeni juaj. Nëse qeni juaj vjen tek ju duke shfaqur sjellje në mënyrë që t’ju tërheq vëmendjen atëhere ju duhet ta injoroni atë derisa ai ndalon së kerkuari dhe është i qetë, pastaj mund ti kushtojmë vemendje. Ushtrimi “Rri aty” mund te ndihmoje shume, duke i caktuar qenit shtratin apo vendin ku duhet te qendroje ne ngadale e mesojme ate qe te rrije vet. Ne kete ushtrim duhet te kemi durim dhe ne rastet kur qeni pa lejen tone tenton te largohet nga shtrati atehere ne me qetesi dhe kembengulje e kthejme prap ne vendin e njejte. Ushtrimet si kjo ndihmojne shume sepse qeni duhet te qendroje ne qetesi ne vendin e caktuar derisa ju vendosni ta lironi atë. Gjithashtu per ta perforcuar kete sjellje kete ushtrim duhet ta praktikojme shpesh gjate dites duke e zgjatur kohen e qendrimit cdo dite dhe duke e shperblyer me lodra apo ushqim cdo here kur ai qendron i qete ne vendine tij.

Hapi tjetër bëhet duke ndarë veten nga qeni juaj gjatë kohës kur jeni në shtëpi duke përdorur një transporter apo kafaz per qen. Filloni me periudha të shkurta kohore dhe gradualisht zgjateni kohen e qendrimit. Gjithashtu eshte e rendesishme qe ne kete kohe ta injoroni ate sa here kerkon vemendje me lehje apo kafshim te kafazit dhe ta shperbleni me ushqim apo lironi vetem atehere kur eshte i qetë totalisht. Të dy këto ushtrime ndihmojnë ti mësojmë sjellje të mire pavarsisht prezences tonë.

Për ta ndihmuar qenin të heq stresin gjatë kohës që jeni larg, gjeni një lodër specifike si ‘kong’ e mbushur me gjalpe kikiriku dhe shperblime ne te, angazhojeni qenin tuaj para se te dilni dhe mundesisht dilni qetë nga shtepia pa u verejtur dhe pa u pershendet me qenin. Ai do te kaloje shume kohe me lodren duke u munduar ta nxjerre ushqimin, kjo i stimulon trurin, qetëson gjendjen psiqike dhe gjithashtu përtypja ul stresin.

Në kohën kur të kthehemi në shtepi duhet te mos gabojme e ti japim vemendje dhe perkdhelje derisa ai eshte i shqetesuar. Ne kete gjendje psiqike qeni leh, kercren ne trup dhe nuk eshte nenkontroll, ka edhe raste kur urinon nga shqetesimi. Ne rastet e tilla kur qeni bene sjellje te cilat nuk na pelqejne ai duhet te injorohet deri sa te qetësohet dhe vetem atehere te perkdhelet. Ne kete menyre qeni me kohen do te mesohet qe duhet tju pres me qetesi sepse shqetesimi sjell mosvemendjen ndersa qetesia perkdheljet e ushqimin.

Në rastet e ankthit ekstrem te ndarjes, kontaktoni PawsitiveDTB për këshilla dhe trajtim.

M.M.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *