Cfarë është “Këshilla për sjelljen e padeshirueshme të qenit” dhe a nevojitet kjo për mua dhe qenin tim?

Në një botë ideale, njerëzit dhe kafshët shtëpiake do të jetonin së bashku në një harmoni të përsosur. Por bota ku tani jetojmë është shumë ritmike e moderne, ndërsa koha dhe shetitjet shumë të limituara. Eshtë e habitshme se sa mirë qentë janë përshtatur në mënyrën tone të jetesës! Megjithatë, akumulimi i energjise fizike dhe stresi ndikon te kafshët tona në mënyra të ndryshme te cilat mund të çojnë drejt problemeve të sjelljes së padëshirueshme.

Llojet e problemeve dhe sjelljeve të padëshirueshme te qenit jane:

X Agresiviteti ndaj njerëzve. Shkaqet e mundshme janë frika apo statusi ne familje

X Agresiviteti te qentë. Shkaqet e mundshme janë frika, trauma apo jo socializimi me kohe

X Problemet me ndarje – ndodhë kur ndahen nga pronarët

X Dominues me pasoje agresivitetin te ushqimi, lodrat apo gjesendet e shtepise

X Frika dhe sjelljet fobike me baze degjimore apo vizuale

X Sjelljet që kërkojnë vëmendje p.sh. leh ndërsa pronari nuk i kushton vemendje

X Sjellje te gabuara – ndjekje p.sh. në drejtim të automjeteve ose bicikletave

X Probleme me nevojen brenda në shtepi

X Probleme të frikes apo stresit gjatë udhëtimit

X Problemet me trajnim p.sh. nuk kthehet kur e therrasim

X Sjelljet e përsëritura p.sh. përpjekje për të kapur bishtin, hapja e gropave ne oborr etj.

Me kohë, durim dhe përkushtim të gjitha këto probleme mund të trajtohen,duke i mundësuar kafshës (dhe njerëzve) nje jete më të lumtur, më të shëndetshme dhe më pozitive.

Tani, çfarë perfshinë këshilla për sjelljen e padëshirueshme të qenit?

Pronari ka një takim me konsulentin ku problemet diskutohen në detaje. Kjo do te kete avantazh te madh nese do te jene të gjithë anëtarët e familjes të përfshirë në kete konsultë ,prandaj vizita në shtëpi eshte me e preferuara. Për probleme të ndërlikuara të sjelljes vizita në shtëpi është shpesh e domosdoshme. Klienti me pastaj do te jete i njoftuar me një plan te detajuar se si ti trajtoje problemet. Ne te gjitha rastet konsulenti duhet te shoh sjelljen e qenit me pronarin paraprakisht per te kuptuar problemin. Pastaj konsulenti do te demonstroje cdo zgjidhje te problemit me qenin tuaj dhe do te spjegoje ne detaje si te evitohet problemi. Derisa hapat e fundit duhet ti beje pronari ne asistence me konsulentin në menyre qe te krijohen shprehi pozitive të qëndrueshme dhe afatgjate.

Ne ju garantojmë se qeni juaj do të rehabilitohet, por është e rëndësishme të kuptojmë se rrallë ka një zgjidhje të shpejtë për një problem afatgjatë të sjelljes.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *