Paraja e së ardhmës

Pse bitcoin-i është para e mire-e përshtatshme.

Ne të gjithë e dijmë se njerëzimi ka përdor gjëra të ndryshme si para, paratë vijnë dhe shkojnë dhe miratimi i një standardi monetar mbi tjetrin përgjatë historisë ka qenë me tepër rregull se sa përjashtim. Përzgjedhja e parasë nga një shoqëri nuk është çështje arbitrare, ekzistojnë disa atribute të parave të cilat si duket janë të preferueshme për të tjerët dhe ari rangohet shumë lartë në këto atribute, kjo është edhe arsyeja pse ka mbetur një standard monetar i pashlyeshëm për mijëra vite. Për të vlerësuar atë se sa janë gjasat që bitcoin të marrë primatin për periudhën e ardhshme të historisë njerëzore, së pari duhet të kuptojnë atributet e tij.
Do të provoj të nxjerr në pah se pse bitcoin posedon të gjitha atributet jo vetëm të parave të mira-të pershtatshme, por të parave shumë të mira, pra nuk është ma e mirë se alternativat, por për më tepër se kaq, ajo është krejtësisht në ligën e saj. Së pari është i rrallë, dhe e dijme saktesisht sa ekzistojnë ne secilin moment, unë mund të ju tregoj saktësisht se sa do të ketë nesër, pra përgjigja është 17 202 900. Unë mund të ju tregoj se sa do të jetë furnizimi për një vit dhe për dhjetë vite nga tani! Kjo eshte e pamundur per secilen banke qendrore.

Përderisa bitcoin-i eshte i rralle ai është lehtë i ndashëm, një bitcoin mund të ndahet në 100 milionë njësi dhe të rikombinohet në bazë të vullnetit, andaj në aspektin e ndarjes, bitcoin ka avantazh te madh para parase së letres dhe arit. Bitcoin është gjithashtu i qëndrueshëm, një bitcoin ekziston si një hyrje në librin e mbështetur nga mijëra kompjuter në mbarë botën. Natyrisht nëse ka probleme me internetin, ju nuk do të jeni në gjendje ta përdorni bitcoin-in, por kjo është gjithashtu e vërtetë për kartat tuaja të kreditit, paypal-in, bankat apo ndonjë formë tjetër te parave moderne, kështu që lidhur me këtë, bitcoin-i nuk ka ndonjë disavantazh në raport me parate e letres. Bitcoin-i nuk mund të falsifikohet, për dallim nga ari, nuk mund të jetë i mbushur me dicka dhe si një nga atributet më të mira të tij, bitcoin është shumë lehte i lëvizshëm, ju mund ta dërgoni atë kudo në botë me kosto shumë të ulët, i kalon kufijtë me lehtësi, nuk e ka konceptin e kufijve, nuk ka peshë dhe nuk ka erë, nuk ka trup fizik që mund të bllokohet apo kapet. Me të vërtetë për momentin, është e vetmja formë e parave që mund të zhvendoset te një palë në cfardo distancë pa pas nevoje për ndonjë leje-aprovim nga ndonje mbikqyres-kontrollues, andaj është e vetmja para e përshtatshme për njerëzit e lire.

Perfundimisht, bitcoin gjithashtu posedon një atribut të rëndësishëm që një ditë do të shihet si një çështje shumë e rendesishme për parane e se ardhmes, është programueshmëria. Bitcoin mund të programohet në ate mënyrë për të mundësuar të gjitha llojet e aktivitetit ekonomik, pa ndërmjetësues, garantues, agjent ose arbitrim njerëzor të çdo lloji. Kjo programueshmëri, pra pa patur nevojë ti besoni askujt, është e pa pamundur në rastet kur kemi të bëjmë me para të letres, andaj në një epokë dixhitale, kjo do të jetë një nga avantazhet e saj më të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *